PD: Pranuam Tiranën për të respektuar ligjin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që të jetë një nga KZAZ-të e Tiranës, e vetmja zona ku do të pilotohet votimi dhe numërimi elektronik.

Demokratët, të cilët prej javësh këmbëngulën që të ishte Fieri dhe jo Tirana zona pilot, thonë se pranuan që të respektohet detyrimi i vendosur në Kodin Elektoral dhe përballë mungesës së vullnetit të shumicës për të përfshirë teknologjinë në zgjedhje.

Ivi Kaso përfaqësuesi politik i PD-së në KQZ fajëson PS-në edhe për bllokimin e votës së emigrantëve.

Sa i takon komplikimeve që po has hartimi i fletës së votimeve, për shkak të konfigurimit të koalicioneve dhe hapjes së listave sërish opozita drejton gishtin e fajësimit tek shumica.

Tv Klan