Ka nisur votimi për kryetaren e re të Kuvendit. Kandidatja e vetme në këtë garë është në radhët e mazhorancës dhe ajo është deputetja socialiste, Lindita Nikolla.

Deputetët e opozitën grisën fletët e votimit duke refuzuar të votojnë për Lindita Nikollën. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha grisi gjithashtu fletën e tij të votimit.

Ndërkohë nga ana e deputetëve të LSI nuk ishte marrë kjo lëvizje. Kryetarja e kësaj partie votoi dhe hodhi fletën në kutinë e votimit.

Më herë, gjatë një mbledhje të grupit parlamentar, Basha kishte njoftuar deputetët e tij për votimin kundër ndaj Nikollës. Por në vend të “X” per “Jo” në fletën e votimit, opozitarët gjetën një mënyrë simbolike për të shprehur kundërshtimin e tyre me mazhorancën.

/tvklan.al