Kryeministri Edi Rama në një postim në “Facebook”, fton qytetarët të votojnë numrin 5 në zgjedhjet e 11 Majit.
Rama shprehet se me vetëm një votë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 Majit, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pasaportën e qytetarit shqiptar të BE.
“VOTO 5! Me thjesht një votë për mua dhe PS më 11 maj, çdo prind ka në dorë t’u japë fëmijëve të vet pasaportën e QYTETARIT SHQIPTAR TË BASHKIMIT EUROPIAN, e të mos i lerë të rriten si qytetarë të dorës së dytë në mes të Europës”, shkruan Rama.
/tvklan.al