2.42 mld lekë do përdoren për identifikimin elektronik

Kuvendi ka votuar në seancën e sotme Aktin Normativ të qeverisë për financimin e projektit për identifikimin elektronik të votuesve për zgjedhjet e 25 Prillit.

Bëhet fjalë për shtimin në buxhetin e KQZ-së të një fondi prej 2.42 miliardë lekësh të tjera të cilat do të përdoren prej saj për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme në identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Përfaqësuesit e shumicës qeverisëse thanë në diskutimet e tyre se nëpërmjet këtij projekti përmbushet një prej rekomandimeve të ndërkombëtarëve për zgjedhjet, ndërsa përfaqësuesit e opozitës e konsideruan vlerën e akorduar shumë të lartë dhe të pajustifikuar.

Tv Klan