Spasovksi premton zgjedhje të lira më 12 Prill

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 101 vota “PRO” votoi qeverinë teknike që duhet t`i zbatojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 12 Prill. Në krye të qeverisë kalimtare do të jetë Oliver Spasovski, i cili prej se Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqje, pasdite u mandatua nga Presidenti Stevo Pendarovski ta formojë qeverinë e re. Ai në fjalimin e tij në Kuvend theksoi se prioriteti kryesor i qeverisë do të jetë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike.

“Do të jetë një sfidë e fuqishme ta udhëheq këtë qeveri që do të sigurojë vazhdimësinë e punës, integrimet në NATO dhe BE. Sot kemi vendin në NATO, kemi para vetes edhe rrugën drejt BE-së, të përfundojmë reformat, por hapi kryesor në këtë rrugë janë organizimi i zgjedhjeve të lira e demokratike”.

Në qeverinë teknike, VMRO-DPMNE-ja opozitare do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë për Punë dhe Politikë Sociale dhe do të ketë tre zv/ministra plotësues. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen më 12 Prill, kurse Kuvendi do të shpërndahet më 11 Shkurt. Kjo do të jetë qeveria e dytë teknike e Maqedonisë. E para u formua para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të vitit 2016.

Tv Klan