Votohet protokolli i anëtarësimit në NATO për Maqedoninë e Veriut – TV KLAN

Votohet protokolli i anëtarësimit në NATO për Maqedoninë e Veriut

Komisioni i Jashtëm Parlamentar votoi unanimisht protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO. Anëtarët e shumicës dhe të opozitës votuan bashkërisht duke i hapur dritën jeshile vendit fqinj në aleancën ushtarake.

Vota në Komisionin e Jashtëm pasoi atë të Komisionit të Ligjeve, të hënën. Të enjten do të jetë Kuvendi i Shqipërisë që pritet të ratifikojë zyrtarisht pranimin e anëtarit të 30-të në NATO. Ne seancën plenare do të jetë i pranishëm edhe kreu i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Tv Klan

Kategori
RajoniTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione