Një incident ka ndodhur në një qendër votimi në Tiranë. Në shkollën “Andon Zako Çajupi”, një 30-vjeçar është arrestuar në flagrancë duke fotografuar votën.

Burime për Tvklan.al bëjnë me dije se 30-vjeçari i identifikuar si Granit Sulku ka votuar dy herë. Herën e parë ai ka votuar për Partinë Demokratike dhe ka fotografuar votën dhe i ka thënë komisionit se iu prish fleta e votimit duke kërkuar një të re.

Bëhet me dije komisioni i ka dhënë një fletë tjetër votimi dhe ky Sulku këtë herë ka votuar për LSI-në dhe e ka fotografuar sërish fletën e votimit. Por kjo gjë është vënë re nga komisioni, i cili ka kërkuar ndihën e Policisë dhe është bërë arrestimi i tij.

Granit Sulku tashmë ndodhet në komisariat dhe pasi i është komunikuar arrestimi për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”./tvklan.al