Kandidati i LVV-së për kryeministër, Albin Kurti, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të votojnë. Të shndritshme dhe të bardhë e konsideroi ai të ardhmen e Kosovës, ndërsa shtoi se me zgjedhjet e sotme, sovraniteti i kthehet popullit.

“Sot është ditë e bardhë, e ndritshme ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë e cila më tej paraqet mundësi dhe shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur. Kosova si shtet i pavarur, këtë të dielë i kthehet popullit si burim i sovranitetit. Për dashuri për vendin duhet të votojnë”, tha Kurti.

Lideri i LVV-së nuk komentoi shumë pasi u pyet nga gazetarët nëse beson se partia e tij do të arrijë mbi 51% të votave.  

“Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët”, tha Kurti./tvklan.al