Në zgjedhjet e 2017-së në Rubjek u hodhën 62 vota më tepër

Gjykata e Durrësit ka lënë në qeli 10 komisionerët nga fshati Rubjek pranë Gjirit të Lalëzit, të akuzuar se kanë votuar në zgjedhjet e 2017 për persona që nuk ndodheshin në Shqipëri.

Për 10 komisionerët e tjerë është lënë në fuqi masa arrest shtëpie dhe detyrim paraqitje. Komisonerët hodhën në kuti 62 vota tepër, të gjitha për emigrantët që jetonin jashtë Shqipërisë.

Hetimet u zhvilluan fillimisht nga SPAK, ku rezultuan se 6 ishin komisionerë të Partisë Socialiste ndërsa 13 i përkasin opozitës së sotme, nga të cilët 7 janë komisionerë të Partisë Demokratike, 3 nga LSI dhe 3 të Partisë Republikane.

Tv Klan