Paradite plazh, pasdite koncert. Është filozofia mbi të cilën është ndërtuar “Vox Baroque”. Ideuesi i festivalit që ndryshe njihet si i muzikës së vjetër, Jusuf Beshiri, në takimin e katërt do ta kënaqë publikun me tingujt karakteristik napolitanë.

Diferencën në këtë festival e bëjnë instrumentet.

Sheshet e “Vox Baroque” do të jenë objektet e trashëgimisë kulturore si Kalaja e Rozafës apo Muzeu Onufri, por edhe institucione si Galeria Kombëtare e Arteve e Teatri i Kukullave, që në ditët e verës nuk kanë asgjë për të ofruar.

Rrugëtimi 7 ditor nis të dielën me Shkodrën në Kalanë e Rozafës, për tu zhvendosur në Tiranë, Korçë, Berat e Vlorë.

Tv Klan