Tematika ditën e sotme në emisionin “Aldo Morning Shoë” në Tv Klan, ka qenë se cila është më e mirë, puna në shetet apo puna në privat. Në një voxPop të realizuar nga gazetari, qytetarët kanë shprehur mendime të ndryshme. Disa ishin pro punës në shtet dhe disa pro punës në privat.

Qytetari 1: Puna në shtet është për dembelët. Kurse puna tek privati do lodhesh por jeton.

Qytetari 2: Në privat merr Lekë më shumë, në shtet e ke të ardhmen e sigurt. Privati nesër të heq, shteti duhet të patur një gjë të madhe që të të heqë.

Qytetarja 3: E di atë barsoletën? Ku punon në shtet, çfarë pune bën? Privat.

Qytetari 4: Puna në shtet, ose puna në privat nëse na zenë 8 orë nga dita jonë, ngarkojnë mendjen tonë me broçkulla dhe me gjëra sipërfaqësore. Ndërkohë që njeriu vjen në jetë për ta shijuar jetën. 8 orarshi është skllavëri. Prandaj është më mirë një punë në privat që të merr pak kohë dhe arrin shumë rezultat e shumë Lekë.

Qytetari 5: Jam pa punë. Më mirë pa punë o burri i dheut. /tvklan.al