vrasja_DurresZgjerohet rrethi i arrestimeve pas ngjarjes së rëndë të ditës së djeshme, ku pas një konflikti familjar për prishjen e një krushqie, u vra babai i dhëndërit,u plagos dhëndri dhe një kalimtare e rastit.

Pas arrestimit të shtetasit Andon Ndoj 50 vjeç banues në lagjen 17 të Durrësit, policia ka arrestuar  së fundmi si bashkëpunëtore dhe gruan e tij Tereza Ndoj, 45 vjec dhe vajzën 21 –vjecare, Antoneta Ndoj. Ngjarja e rëndë u shënua ditën e djeshme në zonën e Kënetës, pasi 52 –vjecari Përparim Hoxha dhe djali i tij 24 –vjecar Xhuliano vendosën të prishnin kurorën me familjen e Andon Ndojit, te ardhur nga Mirdita në këtë zonë.

Mesditen e së shtunës krushku kishte mbërritur nga Elbasani, për t’i komunikuar 50-vjeçarit Ndoj vendimin për prishjen e kurorës.Kjo nuk është pritur mirë nga ai, i cili fillimisht ka goditur thike krushkun e tij dhe më pas ka marre armën e gjahut dhe ka qëlluar mbi dhëndrin e tij Xhuliano Hoxha.

Policia ka provuar edhe bashkepunimin e bashkeshortes dhe vajzes se tij ne kete krim.

Mesohet se krushqia ishte prishur per shkakse vajza 21 –vjecare nuk pranonte te jetonte me prinderit e bashkeshortit te ri, me te cilin ishte martuar vetem 3 jave me pare.

Kerkesa e Antonetes nuk eshte pranuar nga Xhuljano, i cili ka zgjedhur te prishe martesen dhe jetoje me prinderit, duke qene se ishte djale i vetem i familjes.