Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi janë lënë në burg nga Gjykata e Vlorës. Ata akuzohen për vrasjen e Sekie dhe Olsi Hoxhallari, vjehrrës dhe bashkëshortit të 32-vjeçares.

Në sallën e gjyqit, 26-vjeçari Pirjasi mësohet se e ka pranuar krimin. Ndërsa para oficerëve të policisë, i riu ka deklaruar se i ka vrarë, sepse nuk takonte dot Hysnien.

Ndërsa kjo e fundit është shprehur e penduar që nuk e ka kallëzuar krimin.

Selkie dhe Olsi Hoxhallari u vranë mbrëmjen e 21 Janarit, në shtëpinë e tyre në lagjen ’24 Maji’ të Vlorës. Ata u goditën me sëpatë dhe më pas banesës iu vu flaka me qëllim që të fshihnin gjurmët.

Fillimisht u mendua se vdekja e tyre kishte ardhur për shkaqe aksidentale, por shumë shpejt policia krijoi dyshime se bëhej fjalë për vrasje.

Të enjten, në pranga përfundoi nusja Hysnie Hoxhallari, si dhe Kasëm Pirjasin, të akuzuar si autorë të kësaj ngjarjeje. Sipas policisë, ata i dhunuan viktimat për vdekje dhe më pas i dogjën për motive të dobëta.

Vetëm një javë pas krimit, nusja 32-vjeçare do të shfaqej para mediave e frikësuar për jetën e saj dhe fëmijës 5-vjeçar, në përpjekje për të hequr çdo dyshim prej saj.

Gjykimi për dyshen do të vijojë në Gjykatën për Krimet e Rënda. 

/tvklan.al