Prokuroria për Krimet e Rënda ka përfunduar hetimet për autorët e dyshuar të vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat.

Në gjyq janë dërguar 11 persona mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes së punonjësit të policisë dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal.

Mësohet se dosja është dorëzuar në Gjykatë dhe pritet që të nisë shqyrtimi gjyqësor.

Sipas hetimit të prokurorisë organizatorët e sulmit ndaj policisë 24 qershorin e vitit të kaluar në Lazarat ishin dy vëllezërit, Arbjon dhe Alban Aliko.

Të pandehur në këtë process do të jenë edhe Elson Kazma,vellezërit Bajram Boçi, Elivs Boçi,  Xhulio Malo, Dervish Gaba, Klodian Selimi, Oltion Prroko, Ruhan Hiraj dhe Iliaz Xhaferaj

.

prok

Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, këta persona ishin bashkëpunëtorë në sulmin ku mbeti i vrarë Ibrahim Basha dhe u plagosën Jetmir Isai dhe Perlat Hamiti.

Prokuroria sqaron gjithashtu se sulmi ndaj policisë kishte muaj që planifikohej me  qëllim largimin e Policisë nga Lazarati dhe kthimin e fshatit në gjendjen e mëparshme, ku bëhej i mundur kultivimi i kanabisit.

Pas vrasjes së efektivit të RENEA-s, u organizua  një operacion i madh për arrestimin e Arbjon dhe Alban Alikos, të cilët u ndaluan tre ditë pas ngjarjes në zonën e Kardhiqit.

TvKlan