Kur kanë kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë në Vlorë ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri policia ka identifikuar autorët dhe ka shpallur në kërkim 4 persona. Ekspertët e policisë pasi kanë këqyrur kamerat e sigurisë, në ambientet e lokalit që ndodhet në plazhi në vjetër të Vlorës, kanë identifikuar si autorë të dyshuar Eduart Xhezon, Ariel Kingjin dhe vëllezërit Çelik dhe Geno Lena.

Xhezo njihet se person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i dënuar për armë mbajtje pa leje. Sipas hetuesve shkak për konfliktin ka qenë një arsye krejt banale. Ishte një kalë që ka përshkruar zonën e plazhit që administrohej nga Arben dhe Ergest Beqiraj babë e bir.

Ata kanë dhunuar personin që ishte mbi kalë. Një orë pas ngjarjes kanë mbërritur në lokalin e Beqirajt një makinë me katër persona. Dy prej të cilëve janë afruar për të sqaruar konfliktin dhe dy të tjerë kanë qëndruar në distancë.

Fillimisht ka patur një debat mes palëve, por pas pak sekondash është qëlluar me breshëri në drejtim të Arben Beqirajt, djalit të tij Ergest Beqiraj dhe Nesim Hodaj. Autorëve iu janë dashur vetëm 3 minuta që të lënë një të vrarë dhe 2 të plagosur e më pas të largohen me shpejtësi drejt pyllit të sodës duke i shpëtuar edhe arrestimit.

Tv Klan