Ridvan Zykaj njihej në fshat si person agresiv. 24-vjeçari mësohet se punonte si bari në zonë dhe në të kaluarën ishte proceduar për disa grabitje.

Në fotot e postuara në rrjetet sociale ai shfaqet gjithmonë i vetëm. Në njërën prej tyre duket i ulur në një prej lokaleve të fshatit pasi ka konsumuar 8 shishe birrë.

Para dy javësh Ritvani kishte përfunduar në spital me lëndime në trup pas një grindje më të afërm të tij dhe kjo dyshohet se mund ta ketë nxitur për t’u hakmarrë ndaj kushërinjve. Marrëdhënien jo të mirë me të afërmit e konfirmon edhe një bisedë në rrjetin social Facebook në vitin 2016.

 

Bashkëbiseduesi që duket të jetë njeri i afërm i thotë

: “Bukur komplimente nipçe. Një këshillë nga mua, mos bëj fjalë me njëri në Facebook, sidomos me kushërinjtë.”

Ndërsa 24 vjeçari i përgjigjet: “

Faleminderit për këshillën xha, por unë s’ju bie në qafë, por kam një gjë po më ngacmuan atëherë si lë rehat. Unë skam ç’bëj po ja që e kam këtë gjë.”

 Banorët e fshatit nuk konfirmojnë se 24-vjeçari vuante nga probleme mendore,, por dyshimet janë se ai konsumonte rregullisht alkool dhe lëndë narkotike

Tv Klan