Ekzekutori i dyshuar i Devi Kasmit mbrëmjen e 29 Janarit kërkon lirinë në gjykatën e apelit të kryeqytetit. Greku Efthimious Efthimiou, nëpërmjet avokatit të tij kërkon nga togat e zeza një masë më të butë.

Sipas argumentave të mbrojtjes prokuroria me aq prova sa ka paraqitur nuk provon dot implikimin e 41 vjeçarit në këtë atentat. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe vetë i dyshuari ku në gjykatën e shkallës së parë u shpreh se ishte i habitur nga akuzat e ngritura. Për këtë ngjarje deri tani janë arrestuar 5 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Në pranga janë Elton Halipaj,Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari si të dyshuar së kanë bashkëpunuar se kanë marrë pjesë në përgatitjen e vrasës. Gjithashtu në pranga është dhe Maroi Meshini i dyshuar se nxori në pritë Devi Kasmin. Për prokurorinë dhe policinë kjo është një ngjarje e zbardhur sa i përket autorëve.

Por motivi i saj vazhdon të jetë mister pasi grupi hetimor nuk ka mundur të japë një zyrtar. Por sipas informacioneve policore shkak i vrasjes dyshohet të jetë konfliktet e trafikut të lëndëve narkotike.  

Tv Klan