Vrasësi i dy të rejave ka gjasa të ketë të bëjë me 27 të tjera, deklarohet në një libër. Christopher Halliwell tashmë ndodhet në burg për vrasjen e dy vajzave të reja Becky dhe Sian që i përkisnin moshave 20 dhe 22 vjeç. Të rejat u rrëmbyen pasi dolën nga një klub nate në Swindon, Angli.

Halliwell e groposi trupin e Becky pa kokën e krahët dhe kafka e saj nuk u gjet kurrë. Tashmë, në zbulimet e reja, ai mund të shndërrohet në vrasësin më famëkeq të Britanisë.

Becky Godden-Edwards

Sipas autorëve të librit, një ish-oficer policie, Chris Clark dhe shkrimtares Bethan Trueman, ata janë të bindur se ai kishte shënjestruar duzina grash e vajzash nëpër Angli përgjatë 20 viteve, trupat e gjymtuar dhe të zhveshur të të cilave i hidhte në ujë ose i groposte, shpesh duke marrë rrobat e tyre si trofe.

Policia gjeti 60 artikuj të këtij lloji – veshje për femra, nga të cilat u identifikuan vetëm një triko që i përkiste Becky dhe një çizme me takë që Sian kishte veshur kur u rrëmbye. 12 skica të zonave të vizatuara nga Halliwell mund të jenë vende të përdorura për groposjen e trupave, por ende nuk janë publikuar.

Sian O’ Callaghan

Aktualisht po kontrollhen 27 vrasje në të cilat Halliwell mund të ketë pasur të bëjë. Ka 21 vrasje dhe 6 njerëz që nuk janë gjetur, të cilët mendohet se mund të jenë vrarë.

Sipas një shoku qelie me të cilin qëndronte gjatë vitit 1986, Halliwell ka pyetur: “Sa prej tyre duhet të vrasësh që të quhesh vrasës serial?” Njerëz të angazhuar me çështjen e tij besojnë se ka qenë i lidhur me më shumë ngjarje se sa dy për të cilat është dënuar. 19 Marsi ishte një ditë e rëndësishme për të pasi u braktis nga e dashura dhe përkon me zhdukjen e viktimave të mundshme të tij./tvklan.al