Gjykata e Krujës vendosi arrest me burg për Hysni Ramën, autorin e dyshuar për vrasjen e 34-vjeçarit nga Laçi, Kejsi Hysa. I pandehuri nuk pranoi të flasë para trupit gjykues. Ai u kap disa ditë pas zhdukjes së Hysës, të cilën familja e denoncoi publikisht.

Ka dyshime se Hysa i kishte huazuar një sasi të madhe parash 31-vjeçarit Hysni Ramaj, pronar i një mobilierie. Policia zbardhi mesazhet dhe komunikimet telefonike mes të dyve, deri më 5 Korrik, kur Hysa doli nga shtëpia për të mos u kthyer më.

Viktima dhe autori janë konfliktuar para ngjarjes, përplasje që ka përfunduar me përdorimin e armëve. 34-vjeçari u ekzekutua me një plumb në kokë. Më pas, trupi i tij u gropos në afërsi të fshatit Shelqet të Krujës.

Policia gjeti një pushkë model 56, një pistoletë tip Bereta e kalibrit 9 milimetra, makinën e viktimës dhe sende personale të tij. Për këtë ngjarje, një person tjetër është në kërkim. Policia kishte 3 vjet që e kërkonte Hysën, pasi ai akuzohej si i përfshirë në vrasjen Edmond Theodhorit në Sarandë më 10 Korrik të 2015-s./abcnews.al