Avokatet e ish-policit kanë paraqitur dokumente që pretendojnë sjellje të pahijshme nga juristet

Ish-oficeri i policisë në Minneapolis i dënuar muajin e kaluar për vrasjen e  afro-amerikanit George Floyd ka kërkuar një gjykim të ri.

Ekipi juridik i Derek Chauvin ka paraqitur dokumente gjyqësore që pretendojnë sjellje të pahijshme nga prokurorët dhe juristët. Avokati  mbrojtës Eric Nelson përmendi shumë arsye në kërkesën e tij për një gjykim të ri. Ai tha se gjyqtari Peter Cahill abuzoi me informacionet e gjykatës dhe shkeli të drejtën e oficerit Chauvin për proces të rregullt dhe një gjykim të drejtë. 

Dokumentet nga avokati Nelson përmendnin raportet e fundit se një nga anëtarët e jurisë mori pjesë në një marshim të 28 Gushtit në Uashington, për të nderuar ikonën e të drejtave civile, Martin Luther King Jr.

Ai anëtar i jurisë, Brandon Mitchell, ka mbrojtur veprimet e tij, duke thënë se ngjarja ishte për të përkujtuar Marshimin e vitin 1963 në Uashington dhe nuk ishte një protestë kundër vdekjes në duart e policisë të afrikano-amerikanit George Floyd.

Chauvin, i cili u kap duke vendosur gjurin në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta. Floyd është dëgjuar duke thënë se nuk mund të marrë frymë dhe ka bërë thirrje për ndihmë derisa humbi jetën. Ai u dënua muajin e kaluar për vrasje të shkallës së dytë, asaj të tretë dhe vrasje pa paramendim pra në total me 40 vjet burg.

Vendimi kundër një oficeri policie u konsiderua një moment historik në historinë e SHBA dhe u përshëndet gjerësisht nga amerikanët. 

Klan News