Mafiozi Brusca: Cosa Nostra një fabrikë vdekje, besoj tek drejtësia italiane

Me maskë dhe me syze, për herë të parë pas lirimit të tij nga burgu Giovanni Brusca ka zgjedhur të japë intervistën e tij të parë për “Corriere dela Sera”. Ai i ka kërkuar falje familjeve të viktimave që i ka shkaktuar për vite me radhë trishtim dhe vuajtje.

“Vendosa të flas, edhe pse fytyrën time nuk e zbuloj dot për arsye sigurie, por me gjithë shpirt do e kisha bërë. Jam përpjekur vitet e fundit si bashkëpunëtor i drejtësisë të jap kontributin tim, sa më shumë që të jetë e mundur dhe t’u jap një shpjegim shumë personave që kërkojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Dhe unë kryesisht i kërkoj falje djalit dhe gruas time, të cilët vuajtën dhe po paguajnë indirekt për zgjedhjet e mia të jetës. Së pari si anëtar mafie, pastaj si bashkëpunëtor i drejtësisë, sepse fatkeqësisht në vendin tonë ata që bashkëpunojnë me drejtësinë janë gjithmonë te denigruar. Përkundrazi besoj në një zgjedhje shumë e rëndësishme e jetës, morale, gjyqësore por mbi të gjitha njerëzore. Kjo na lejon t’i japim fund Cosa Nostra, të cilën unë e quaj një fabrikë vdekjeje, as më shumë e as më pak”.

Brusca, i njohur me pseudonimin “derri”, thuhet se është autor i mbi 150 vrasjeve, përshirë dhe atë të një fëmije 11 vjeç, të cilit ia shkriu trupin me acid. Ai u arrestua në vitin 1996, ndërsa disa vite më vonë, u shpall si i penduari i drejtësisë dhe ndihmoi në identifikimin e kapjen e autorëve të tjerë të mafies së rrezikshme Cosa Nostra-s.

Dalja e tij nga burgu pas 25 vjetësh nuk prit mirë nga familjarët e viktimave të Giovanni Falcone të cilët janë shprehur se ligji duhet të respektohet.

Brusca do t’i nënshtrohet kontrolleve dhe mbrojtjes, si dhe katër vjet provë, siç vendoset nga Gjykata e Apelit në Milano. Ai u gjykua nga autoritetet për sjellje të mirë gjatë viteve të fundit dhe vendimi për t’a liruar nga burgu nisi që në tetor të vitit të kaluar.

Klan News