Vetëm 23 vjeç dhe i shëndetshëm, por humbet jetën disa ditë pasi kthehet nga pushimet. Është kjo historia e trishtë Luke Brown, një i ri nga Britania, i cili vdiq nga një infeksion vrasës i heshtur.

Ai kishte filluar të sëmurej një javë pas pushimeve që kishte bërë në Spanjë. Mirëpo familjarët e tij shprehen se ai ka qenë gjithmonë i shëndetshëm. Mirëpo në Shtator, i riu u dërgua në spital pasi kishte kriza. Ai ra në koma, ndërsa një javë më vonë ndërroi jetë.

Luke kishte rënë viktime e një lloj meningjiti vdekjeprurës. Mediat britanike raportojnë se kjo sëmundje të vret brenda orësh. Tashmë prindërit e tij janë duke bërë publik rastin, me shpresën që të rinj të tjerë si ai t’i njohin simptomat herët dhe të kenë mundësi të shpëtojnë jetët e tyre.

Luke Brown kishte qenë një javë me pushime në Benidorm kur papritur u sëmur. /tvklan.al