Prokuroria e Korçës bllokon lirimin nga burg të Gerti Gjinararit. Organi i akuzës refuzon të nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Korçës që i dha atij lirinë. Prokuroria ka konstatuar pasaktësi në vendimin e gjykatës, të cilat e bëjnë të pamundur nxjerrjen e urdhrit të ekzekutimit dhe lirimin e Gjinararit e për pasojë, pritet që vendimi të apelohet.

Gert Gjinarari u dënua në Itali me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit. Më 6 Gusht të vitit 1997, së bashku me mikun e tij Arben Grori, të veshur si mjekë, ai vrau në spitalin e Milanos Zyberin, i cili po trajtohej nga plagët e marra në një atentat po të kryer prej tyre. Gjenarari e kishte fshehur armën e krimit, një pistolete, në një tufë me lule.

Për këtë vrasje Gjinarari e Grori u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykata e Milanos, në vitin 1999. Por në vitin 2014 Gjinarari u ekstradua në Shqipëri dhe disa muaj më parë ai kërkoi rihetim të dosjes në gjendjen ku ajo ishte, duke pranuar të gjitha akuzat. Gjyqtari i çështjes, Markelian Kuqo, ka vendosur të pranojë kërkesën e të dënuarit për liri më kusht, vendim i marrë më 14 Shkurt.

Ai argumenton se kjo kategori të dëbuarish, përfitojnë liri me kusht, pasi kane vuajtur jo me pak se 25 vite burg dhe për arsye të jashtëzakonshme. Në vendimin e Gjykatës thuhet se ai, është plotësisht i rehabilituar gjatë qëndrimit në burgun e Drenovës, ka pasur sjellje të mirë në burg dhe ka normalizuar marrëdhëniet me të afërmit e viktimës, Naim Zyberi.

Lirimi i tij vjen në një kohë kur një vendim i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda për t’i hequr dënimin me burg përjetë Dritan Dajtit, vrasësit te 4 efektiveve të policisë në vitin 2009, ka shkaktuar polemika të mëdha.

Tv Klan