44 vjeçari vrau 77 persona në vitin 2011, pretendon trajtim çnjerëzor në burg

Ndonëse qëndron në një ndërtesë dykatëshe e pajisur me me një kuzhinë, dhomë ngrënie, dhomë me tv dhe palestër vrasësi Anders Behring Breivik do të padisë për herë të dytë shtetin norvegjez për shkelje të të drejave të njeriut.

Ai pretendon se  qëndrimi i tij në burg që  nga viti 2012 përbën një trajtim çnjerëzor sipas Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Ndonëse Norvegjia është nga ato vende që e fokuson izolimin e një individi që kryen krime të ndryshme tek rehabilitimi dhe jo ndëshkimi sërish avokati i tij thotë se është e pamundur për Breivik të krijojë marrëdhënie me ndokënd nga bota e jashtme. Ekstremisti norvegjez i krahut të djathtë që vrau 77 njerëz në një sulm me bombë dhe armë në vitin 2011.

Ai mori dënimin maksimal prej 21 vjetësh nga një klauzolë – e përdorur rrallë në sistemin e drejtësisë norvegjeze ku ai mund të mbahet në burg për një kohë të pacaktuar nëse ai endet  velrësohet se ai përbën sërish  rrezik për shoqërinë.

Klan News