Vrasësi serial i fiksuar pas të virgjërave dhunon dhe ther 32 vajza me ndihmën e gruas


Vrasësi serial i fiksuar pas të virgjërave dhunon dhe ther 32 vajza me ndihmën e gruas

16:17 15/02/2021

Një vrasës serial i fiksuar pas të virgjërave  besohet se ka përdhunuar dhe vrarë 32 vajza të reja gjatë një periudhe 20-vjeçare me ndihmën e gruas së tij.

Michel Fourniret, 78 vjeç, ka rrëfyer për vrasjen e 12 personave, kryesisht fëmijë dhe vajza të reja, midis 1987 dhe 2003.

Ai thuhet se u ndihmua nga gruaja e tij e tretë, Monique Olivier, e cila i shkroi atij një letër kur ishte në burg në vitet 1980 dhe u zotua ta ndihmonte të gjente virgjëresha për të kënaqur fantazitë e tij të sëmura.

Fourniret, i cili pranoi akuzat për zhdukjen e nëntë vjeçares Estelle Mouzin në vitin 2020, tani ka marrë përgjegjësinë për vdekjen e Lydie Logé, e cila u zhduk nga Saint-Christophe-le-Jajolet në Normandi.

Kur policia gjeti ADN e vajzës në një dyshek në fugonin e tij, Michel Fourniret i thotë atyre: Unë jam ai që i dha fund vazhdimit të jetës së saj.

Detektivët kanë listuar 20 viktima të tjera të mundshme për t’u hetuar.

Veprimet e tij horror morënfund në vitin 2003 kur një vajzë 13-vjeçare belge që ai rrëmbeu u lirua. Një kalimtar e pa vajzën kur hipin në makinën e Fourniret i mori targën dhe njoftoi policinë.

Fourniret bashkëpunoi me policinë dhe rrëfeu shumë prej krimeve, madje i ka treguar hetuesit se ku ishin varrosur disa nga viktimat e tij. Ai u dënua për shtatë vrasje dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Vrasësi ka bërë rrëfime më të rënda kur ishte në paraburgim, përfshirë pranimin e përgjegjësisë për vrasjen e vitit 1990 të Joanna Parrish, një studente e Universitetit Leeds nga Gloucestershire. Ajo u përdhunua dhe u vra nga Fourniret.

Trupi i Joanna-s u gjet i zhveshur në lumin Yonne në Auxerre, një ditë pasi u raportua e zhdukur në maj të vitit 1990./tvklan.al






Të ngjashme