Zbulimi i vrasjeve të tipit mafioz mbetet një nga sfidat më të vështira të policisë. Në mjaft ngjarje kriminale të kohëve të fundit autorët nuk kanë lënë as gjurmë. Ekspertët e policisë janë të bindur se ata janë vrasës me pagesë, në të shumtën e rasteve, profesionistë, që veprojnë për llogari të grupeve të ndryshme.

Emri Vata ish –drejtor i Policisë :

Dhe këta mbështetën nga grupe interesi të caktuara, grupe kriminale që kanë vrasës me pagesë që i mbështesin gjithmonë. Grupe interesi në botën e biznesit, për mbrojte ose vetëmbrojtje. Dhe grupe interesi të tjera që i përdorin për momente të caktuara.

Policia ka zbuluar edhe vrasës amatorë, si Mikel Shallari, që ekzekutoi ish –drejtorin e policisë së Vlorës, Artan Cukun, për një shumë prej 4 mijë Eurosh.

“Vrasësit me pagesë amatorë, janë shumë shqetësues për komunitetin, pasi këta persona ndikohen vetëm nga shuma e lekëve që do të marrin për punën që bëjnë, por për policinë është e thjeshte zbulimi i tyre, pasi në vendngjarje lenë gjurmë të ndryshme për të zbardhur ngjarjen”.

“Pagesa varion sipas kërkesës dhe rëndësisë së personit që mbaron punën”.

Në Janar të vitit 2014 policia arrestoi Julian Sinanaj, që kishte marrë shuma të mëdha parash nga Andon dhe Genis Mehillaj për të ekzekutuar disa persona.

Por ekspertët thonë se në Shqipëri veprojnë edhe vrasës të huaj.

Salvatore Letizia ishte sjellë nga Italia për të vrarë Mentor Lufin, në masakrën me 3 viktima të vitit 2015 në bulevardin Zogu i Parë. Eftimoi Eftimiu, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Janar të vitit të kaluar në kryeqytet, u soll nga Greqia.

“Një ndër arsyet që bëhet shkëmbimi apo marrja e punrave të ndërsjellta për personat që nuk javë vendas, qoftë brenda Shqipërisë qoftë edhe nga jashtë brenda, bëhet për të vështirësuar punën e policisë për ti kapur dhe për mos u njohur në momentin e vrasjes. Ambienti përreth edhe nuk e njeh personin është më e vështirë për policinë për ta zbuluar. Prandaj bëhen këto shkëmbime territoresh”.

Policia, thotë ish –drejtori i policisë Emri Vata, disponon një listë të gjatë të personave që dyshohen si vrasës me pagesë, por e ka të vështire të provojë veprat e tyre.

“Patjetër që Policia e Shtetit ka një listë të personave”.

Edhe ne zinxhirin e vrasjeve te ndodhura muajt e fundit në Shkodër dyshohet se autorët janë kriminelë të paguar. Ndaj pjesa më e madhe e këtyre veprave kanë mbetur pa autorë.

Tv Klan