Vrasësja seksi gjendet e vdekur në rrethana misterioze

Vrasësja seksi gjendet e vdekur në rrethana misterioze

10:52 18/09/2019

Claudia Ochoa Felix, vrasësja seksi e El Chapo, është gjetur e vdekur në rrethana misterioze. E konsideruar si “Kim Kardashian e krimit të organizuar”, 35-vjeçarja u gjet e pajetë në shtratin e të dashurit të saj.

Claudia besohet se ka udhëhequr grupin e vrasësve të kartelit meksikan Sinaloa që drejtohej nga El Chapo, para se ky i fundit të ekstradohej në SHBA ku dhe u gjykua. 35-vjeçarja u gjet e vdekur brenda një shtëpie në qytetin Culiacan.

Sipas mediave lokale, dyshohet se ajo është mbytur nga sende, ushqime apo lëngje që i kanë kaluar në rrugët e frymëmarrjes. Nuk është ende e qartë nëse ngjarja është aksidentale apo jo. Sipas hetimeve paraprake të policisë, 35-vjeçarja kishte shkuar në një lokal nate dhe më pas u kthye në shtëpinë e të dashurit të saj.

Ky i fundit tentoi ta zgjonte, por vrasësja seksi nuk reagonte. Në atë moment ai lajmëroi policinë. Trupi i pajetë i Claudia Ochoa Felix është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Prokurori ka thënë se në trupin e 35-vjeçares janë konstatuar mbetje alkooli dhe të substanca të tjera.

Mediat meksikane shkruajnë se Claudia ka punuar si modele dhe ka pasur një romancë me Jose Rodrigo Arechiga, një trafikant droge. Gjithashtu ajo ka qenë e martuar me një trafikant me të cilin ka tre fëmijë. /tvklan.al


Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori