Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Garunjas, ku 1 person u vra dhe 3 të tjerë u plagosën.

Në kërkim është shpallur Marjus Hasalla 20 vjeç, djali i Kastriot Hasalla. Policia dyshon se edhe ai mund të jetë i përfshirë në ngjarje. Ndërkohë, gjatë kontrolleve në tokat bujqësore dhe zonat përreth ku ndodhi krimi, hetuesit gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu që dyshohet të jetë çiftja me të cilën autori ka qëlluar ndaj familjes Hasalla.

Konflikti për pronat mes kushërinjve të parë shkaktoi 1 të vrarë dhe 3 të plagosur. Romeo Hasalla 30 vjeç u qëllua me çifte dhe mbeti i vdekur, ndërsa të plagosur mbetën vëllezërit e tij Laert dhe Emiljano Hasalla dhe babai i tyre Shaip Hasalla.

Familja u qëllua me armë nga kushërinjtë e tyre të parë. Në kërkim janë shpallur Afrim Hasalla, Kastriot Hasalla dhe tashmë djali i këtij të fundit, Marjus Hasalla 20 vjeç. /tvklan.al