Familjarët e viktimës kundërshtojnë kërkesën për gjykim të shkurtuar

Është shoqëruar me tensione seanca gjyqësore për 4 adoleshentët e përfshirë në një sherr ku në maj të vitit të shkuar mbeti i vrarë një 15 vjecar në Gramsh. Familjarët e viktimës nuk kanë qenë dakord me kërkesën për gjykim të shkurtuar.

“Brenda seancës familjarët e viktimës kanë kundërshtuar gjykimin e shkurtuar dhe kanë kërkuar dënim më të ashpër për autorët.”

Seanca u shty edhe për shkak se trupi gjykues nuk ishte plotësuar. Ndaj në përfundim u vendos që seanca e radhës të zhvillohet më 28 Shkurt.

4 adoleshentët ndodhen në qeli që prej Majit të vitit 2023 kur ndodhi edhe ngjarja. Fation Bici nxënës i klasës së 9 humbi jetën pasi u godit me thikë në zemër ndërsa mbeti i plagosur kushëriri i tij. Ky i fundit kishte edhe konfliktin me 4 adoleshentët e tjerë ndërsa 15-vjeçari ndërhyri për t’i ndarë. Në atë kohë u tha se sherri ndodhi pas një debati të nisur në rrjetet sociale.

Klan News