Policia e Vlorës raportohet se ka vënë në pranga disa persona për vrasjen e Gëzim Sinomatajt. Lajmi bëhet i ditur nga burime për gazetarin Besar Bajraktaraj, i cili thotë se personat në fjalë janë me precedentë kriminalë. Momentalisht nuk dihet ende cilat janë provat që policia ka mundur të sigurojë e që e ka çuar deri në gjurmët e të dyshuarve.

22-vjeçari Gëzim Sinomataj u ekzekutua mbrëmjen e së dielës, dyshohet me snajper, teksa ndodhej në shtëpinë e tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri” të Vlorës.

Dyshimet janë se autorët ishin të paktën 3 persona. Pas krimit, ata u larguan me një makinë që u gjet në flakë pak kohë më pas. Sa i përket motiveve, pista kryesore është ajo e hakmarrjes./tvklan.al