itali

Vrasja e shqiptarit 22 – vjeçar, Gjergji Gjoni në Vapro D’Adda në Milano është shndërruar në qëndër të debatit në Itali. Francesco Sicignano, pensionisti 65 vjecar i akuzuar për vrasje me paramendim, foli për emisionin “Domenica Live” në Canale 5.

“Mbajtja e një armë duhet të jetë një e drejtë sot, tha ai. Neni 2 i Kushtetutës thotë se Shteti duhet të garantojë pronën private, por nëse nuk e bën këtë, kush duhet ta bëjë? Kush më thotë se duhet të qëlloja në ajër është një idiot” – tha ai. Udhëheqësi i Ligës së Veriut, e njohur për qëndrimet e saj ekstreme kundër emigrantëve, shprehu solidaritetet e plotë me 65 vjeçarin.

Madje i siguroi se Rajoni i Lombardisë do t’i paguajë të gjithë shpenzimet ligjore. Për shkak se mbeten ende të paqarta rrethanat e kryerjes së krimit debati është përhapur gjerësisht. I marrë në pyetje nga policia, ai ka thënë fillimisht se ndodhej në kuzhinë dhe kishte parë një hije që po i afrohej për ta sulmuar. Por për prokurorët italianë, 22 vjeçari shqiptar nga Kurbini është vrarë ndërsa po ngjiste shkallët e vilës.

Kjo lidhet edhe me trajketoren e plumbit që vinte nga lart poshtë. Në një intervistë për “La Republika” familjarët e 22 – vjeçarit, që nuk e shihnin prej një viti e gjysmë, thanë se nuk kanë asnjë ndjenjë hakmarrjeje ndaj 65 vjecarit. “Nëse djali ynë gaboi, gaboi shumë më rëndë ai që e vrau”. 22 – vjeçari shqiptar Gjergj Gjoni kishte hyrë ne Itali në vitin 2012 dhe ishte dëbuar në 2013, për tu rikthyer sërish.

Tv Klan