Gjykata e Fierit la në burg dy të arrestuarit si autorë të dyshuar për vrasjen e 23-vjeçarit Florian Selimi. Kiri Mernica 20 vjeç dhe Sadri Selaci 26 vjeç nuk kanë pranuar krimin, por Prokuroria pretendoi prova kundër tyre.

Ngjarja për të cilën ata akuzohen ndodhi natën e datës 11 Gusht në fshatin Hamil. Ata dyshohet se sulmuan me thikë 23-vjeçarin, i cili ishte duke rregulluar gomën e makinës në një rrugicë të errët, pranë fshatit të tij.

Selimi kishte njoftuar babain e tij për prishjen e makinës, por kur ai shkoi aty gjeti vetëm njolla gjaku. Trupi i pajetë ishte hedhur në kanalin pranë dhe u nxorr nga policia.

Nuk dihet ende shkaku i vrasjes, por dyshohet se fillimisht të rinjtë janë zënë verbalisht pse 23-vjeçari Florian Selimi kishte zënë rrugën. Më pas njeri prej të arrestuarve ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur.

Të dyshuarit dhe viktima jetonin në të njëjtin vend, në fshatin Sulaj. Familja e të ndjerit prej disa vitesh ishte shpërngulur nga Tropoja në Fier. /ABC News Albania 24/7