Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka nisur për gjykim dosjen për vrasjen e 30-vjeçarit Enton Nikaj, në një restorant në Dajt. Organi i akuzës ka kërkuar 116 vite burg për 5 të akuzuarit për vrasjen, mbi të cilët rëndon akuza e vrasjes me paramendim.

Enton Nikaj u vra me plumb në kokë në 11 nëntor të 2015. Procesi ndaj të pandehurve është zhvilluar me gjykim të shkurtuar dhe ata përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit në rast se shpallen fajtorë nga gjykata.

Dënimet që kërkon prokuroria

35 vjet burg për Emiljano Tasho

28 vjet burg për Bujar Hasani (në arrati)

28 vjet burg për Mirsad Kuçana

25 vjet burg për Ervis Martinaj

5 vjet burg për Erjon Biraçi /tvklan.al