Detaje të reja janë zbardhur lidhur me vrasjen e 41-vjeçarit në Greqi, i cili u vra nga një person tjetër mes vreshtave në Rafinë.

Autori është me origjinë nga Shqipëria, siç raporton Protothema, e kjo dihet për shkak se viktima para se të ndërronte jetë identifikoi vrasësin tek gruaja e tij.

Raportohet se 41-vjeçari u plagos me armë zjarri në faqe dhe u la aty. Në atë gjendje, bashkëkombasi arriti të marrë në telefon bashkëshorten e tij dhe t’i tregonte asaj se kush është autori i ngjarjes, përpara se ai të ndërronte jetë.

Gruaja e tij njoftoi autoritetet, të cilat u vunë në kërkim të burrit të saj dhe autorit të krimit. Pas rreth 18 orësh ai u gjet mes vreshtash i pajetë.

Shqiptari i vrarë është një emër i njohur për policinë greke pasi më herët është përfshirë në raste të trafikut të drogës. Dyshimet e autoriteteve për krimin mendohet të jetë për llogaridhënie të punëve që lidhen me lëndët narkotike, por ende nuk është e konfirmuar.

Sakaq, autori i krimit është i shpallur në kërkim, por identeti i tij nuk është bërë i njohur për publikun. Ai është gjithashtu i përfshirë në raste të trafikut të drogës, duke qenë kështu një emër i njohur për autoritetet fqinje.

/tvklan.al