Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar për vrasjen e punonjësit të karburantit në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Për Nokën, vrasja e 44 – vjeçarit Artan Hoxha, është një dramë e madhe që tregon gjendjen e rëndë në vend, pasigurinë e sundimin e krimit.

“Vrasja e 44 – vjeçarit në Sarandë, një dramë e madhe që tregon gjendjen e rëndë në vend, pasigurinë e sundimin e krimit. Ja ku e çoi Edi Rama vendin, duke e ndarë në dy botë. Një qytetar i ndershëm që punon roje natën në karburant për të siguruar ilaçet e së bijës së semurë dhe në botën tjetër njeriun e drogës, që kalon gjithë Sarandën me çifte në dorë, pa asnjë pengesë dhe vret me gjakftohtësi për të marrë 600 mijë lekë. Edi Rama ka hequr dorë nga detyra e tij për të siguruar rend dhe ka krijuar parajsën për drogën e drogmenët, grabitësit e banditët me armë. Pak kohë më parë u tha karburantëve të sigurohen vetë, se shteti nuk bën dot detyrën e tij. Ky është fundi i kontratës”, 

shkruan Noka.

Sipas tij, qytetarët nuk kanë zgjedhje tjetër veçse të marrin situatën në dorë e të sjellin në krye një qeveri që bën detyrën, që ofron rend e shtyp krimin pa mëshirë./tvklan.al