Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën arrest me burg për 21 – vjeçarin Jozej Mujeci.

Ai akuzohet se pas një konflikti me 47 – vjeçarin Genc Mhillaj, i ka bërë pritë këtij të fundit duke i marrë jetën.

Ngjarja ndodhi të enjten e shkuar gjatë paradites, në fshatin Mali Jushit.

47 – vjeçari Mhillaj ishte duke ecur me një kamion të ngarkuar me miell, kur 21 – vjeçari i bëri pritë dhe e ndoqi në një parcelë te ish – Ozoret, duke e vrarë./tvklan.al