Gjykata e Vlorës ka lënë në qeli tre nga autorët e dyshuar vrasjes së administratorit të fshatit Kotë, Argjil Gjoka, ngjarje e ndodhur katër ditë me parë. Namik dhe Jaçe mohuan të kishin qëlluar me armë duke i thënë Gjykatës së ata kanë shkuar në vendin e ngjarjes pas krismave.

Ndërsa Arif Bejtaj sqaroi se kishte shkuar në momentin e përleshjes, ku dhe mori një plumb në krah, duke u plagosur lehtë. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim Mersin bejtja i cili më 11 Qershor kishte pasur një konflikt me dy punonjës të njësisë administrative për hapjen e një rrugë në fshatin Mavrov.

Pas sherrit verbal ai qëlloi në drejtim të punëtoreve por plumbi kishte kapur Argjil Gjokën i cili kishte ndërhyrë për të shuar konfliktin . 60-vjeçari humbi jetën në spitalin e Vlorës për shkak të plagës që kishte marrë në kraharor.

Tv Klan