Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e vrasjes së administratorit të Njësisë Administrative Kote të Selenicës Fatmir Hadon. Edhe në seancën për masën e sigurisë, Admir Delaj përmes avokatit të tij ka pretenduar se ishte i dehur dhe nuk mbante mend gjë.

Ai nuk mbante mend as kur kishte shkuar të merrte çiften në makinë me të cilën e qëlloi për vdekje Hadon. Më herët ata ishin duke pirë në një lokal, por më pas mes tyre ka nisur një debat i ashpër për çështje politike.

Pas fyerjeve dhe ofendimeve situata degradoi deri në përdorimin e armës. Autori Admir Delaj vazhdon të këmbëngul që ishte i dehur dhe nuk mbante mend asgjë. /abcnews.al