Dosja e vrasjes së Aurora Trashanit u rihap disa herë gjatë viteve 2012-2014-2015, por pa rezultat për sa kohë i dyshuari kryesor nuk gjendej në Shqipëri.

Shumë mbetje biologjike dhe gjurmë në banesën e Aurorës nuk dihet se kujt i përkasin dhe pa pasur mundësinë për të bërë krahasim me të dyshuarin, çështja mbetet e pezulluar.

As për vdekjen e nënës Dafina Vide në vitin 2015, Romeo Video nuk u rikthye në Shqipëri.

Gazetari Habjon Hasani: Në qoftë se në momentin e parë justifikohet një lloj letargjie e institucioneve, pra që nuk arritën ta kapnin atë, ose ta parandalonin ikjen e tij, mos nxjerrja e urdhrit dhe mos dhënia drejtim e hetimit… Sepse dy gjëra janë. Ose do nxjerrësh urdhër ndërkombëtar ose mos e mba më nën hetim atë. Por vazhdimi i letargjisë e bën të pafalshme dhe e bën shumë të dyshimtë. Mund të justifikohet njëherë letargjia, por në qoftë se përsëritet dy herë ndoshta nuk bëhet fjalë për letargji, por bëhet fjalë për intension. Për t’i krijuar lehtësira dikujt. Ndoshta, është dyshim normal, sepse janë dy raste nuk është më vetëm një. Në një kuptim të caktuar ekzistojnë dyshime të bazuara mbi mënyrën dhe trajektoren që kanë ndjekur institucionet hetimore që zotëria mund të jetë favorizuar.

Ndërkohë, në vitin 2017, me një procedurë të ndjekur në distancë, nëpërmjet shërbimit konsullor, ai bën kërkesë për lënien e shtetësisë shqiptare që i miratohet më 19 Korrik 2017.  

Sot, Vide është nën shtetas gjerman dhe i lirë nga çdo akuzë. /klanplus