Ngjarja një vit më parë në qytetin e Durrësit

Policia e Durrësit vë në pranga një 27-vjeçar të kërkuar për një vrasje të ndodhur një vit më parë në këtë qytet.

Në pranga ka rënë Anxhelo Boçi i cili në 19 Shtator 2020 u përfshi në një sherr me sende të forta dhe armë në qytetin bregdetar ku humbi jetën Armando Baboçi 39 vjeç dhe u plagos djali i tij. Pas një sherri për motive banale të çastit u konfliktuan 5 persona.

Gjithçka nisi në një berberhane ku Erald Gjini, djali i viktimës i viktimës, u konfliktua me 19-vjeçarin Klodian Daci. Sherri ka vijuar më pas në rrugë ku të rinjtë kanë marrë shkopa bejsbolli dhe sende të tjera të forta. Pak orë më pas palëve iu bashkuan edhe persona të tjerë të armatosur duke u përplasur në një nga lokalet e zonës.

Sipas policisë, Klodian Daci ka nxjerrë një armë dhe ka qëlluar disa herë duke lënë të vdekur në vend Armando Baboçin dhe plagosi djalin e tij. Të arrestuar më herët për këtë ngjarje janë edhe Klodian Daci si dhe Henri dhe Sergio Tatasi.

Tv Klan