Vrasja e Behar Sofisë, gazetari Koka zbulon lëvizjet e ekzekutuesit: U zbulua nga maska anti-covid



Vrasja e Behar Sofisë, gazetari Koka zbulon lëvizjet e ekzekutuesit: U zbulua nga maska anti-covid

22:40 15/03/2021

Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin Opinion në Tv Klan detaje të tjera rreth vrasjes së Behar Sofisë më 25 Shkurt në Tiranë.

Duke komentuar pamjet e ndjekjes së Sofisë nga vrasësi përpara ekzekutimit, gazetari Koka tha se autori është tradhtuar nga sendet e tij personale që kishte lënë tek zona e liqenit.

Mes këtyre sendeve, një maskë anti-covid çoi në zbulimin e tij.

Në maskë u përftua material gjenetik dhe u krahasua me të ëmën e autorit të vrasjes, Ernejt Shyti, që më pas çoi në identifikimin e tij.

Ka pozicionuar biçikletën poshtë urës së Lanës. Mendohet që Leonard Xhixha të ketë qenë në gjithë unazën dhe ka komuhikuar përmes telefonit. Ka ecur në këmbë, ka dalë nga krahu tjetër përballë ambasadës ruse dhe ka ardhur deri tek rruga Lekë Dukagjini. Këtu humbet në kamera dhe futet në pjesën e Liqenit Artificial. Dy ditë më mbrapa kanë gjetur rrobat, telefonin dhe dy shishe. Në një shishe u përftua profil gjenetik. Në shishen e dytë që u gjet gjysmë e hapur nuk është përftuar profil gjenetik. Një maskë kirurgjikale që është një nga provat më të rëndësishme që ka sjellë identifikimin e Ernejt Shytit. Dhe nga celulari Nokia janë konstatuar dhe mesazhet që ai ka shkëmbyer. Janë ndjekur të gjitha lëvizjet e tij dhe u identifikua se që nga data 20 ky person me biçikletë lëvizte nga rruga e Elbasanit, tek Ekspozita, te piramida, nga Pazari i Ri. Falë një kamera është arritur të evidentohet saktësisht ku hynte personi në shtëpi. Gjatë 6 ditëve të fundit është evidentuar  e njëjta lëvizje që bënte. Në pallat ishte një grua e paidentifikuar nga banorët që jetonte aty prej disa muajsh. Pronat e banesës treguan kush ishte zonja. Ishte Klotilda Lakollari që punonte banakiere në një lokal, ajo ka rrëfyer se ka një djalë me të cilin jetonte, ka dy djemë binjak. Djali i saj ishte kthyer nga fundi i Dhjetorit në Shqipëri nga Mali i Zi. Gjatë kësaj kohe ai kishte lëvizur me patina. Ai e kishte ndërruar patinën me një biçikletë ngjyrë të zezë. U morën mostra të ADN së saj nga pështyma dhe rezultoi se profili gjenetik i saj ishte i njëjtë me të maskës që ishte sekuestruar te Liqeni Artificial”, u shpreh gazetari Spartak Koka. /tvklan.al










Të ngjashme