Roja i Karburantit, ku ndodhi vrasja e Saimir Beqirit, ka parë të gjithë ngjarjen dhe nuk ka kallëzuar.

Ky është konstatimi i Policisë së Elbasanit, që e ka arrestuar për këtë motiv. Shkëlqim Salla, 42 – vjeç u shoqërua menjëherë pas vrasjes.

Numri i të shoqëruarve, në cilësinë e personave të dyshuar dhe që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes, ka vajtur në 25.

Sipas Policisë së Elbasanit, mes të shoqëruarve janë dhe pjestarë të fisit Çapja, të cilët janë marrë në pyetje, por që kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarje.

Një nga pjesëtarët e fisit Çapja, Florenci, u ndalua për vrasjen e vëllait dhe babait të Saimirit, në vitin 2012, por u lirua pasi paraqiti fakte që kishte qenë në Maqedoni në momentin e krimit.

Florenc Çapja mbeti i plagosur në masakrën e 3 Shkurtit, në Elbasan, ku u vranë 3 persona dhe u plagosën 8 të tjerë.

Saimir Beqiri mësohet se është qëlluar me dy armë të ndryshme, nga një pistoletë me kalibër 9 mm dhe nga një automatik kallashanikov, me kalibër  7.65 mm.

Sipas policisë, pistat e hetimit vijon të mbeten dy, ajo e hakmarrjes për shkak të konfliktit mbi 11 – vjeçar me familjen Çapja, si dhe larja e hesapeve për trafik droge.

Tv Klan