Gjykata e Vlorës ka lënë në burg autorin e dyshuar për vrasjen e Vasil Dervishajt. E njëjta masë është dhënë edhe për një nga bashkëpunëtorët, Amarildo Grembin.

Kurse për bashkëpunëtorin tjetër trupi gjykues vendosi arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Seanca ndaj tyre është zhvilluar me dyer të mbyllura. Vrasja e Vasil Dervishajt ndodhi të hënën në lagjen “Pavarësia” të Vlorës.

Ai u qëllua me plumb pistolete në kokë, kur po dilte nga makina e tij. Konflikti mes autorëve dhe viktimës kishte nisur kohë më parë dhe ditën që e kishin lënë për t’u sqaruar u ekzekutua biznesmeni Dervishaj. Për ngjarjen është në kërkim dhe një autor i përfshirë në krim.

/abcnews.al