Dumani u tradhtua nga kamerat dhe gjurmët e gishtërinjve

Për ekzekutimin e Bujar Çelës gati dy javë më parë në Elbasan policia dhe prokuroria kanë shpallur në kërkim Nuredin Dumanin, ndërsa dyshimet janë se vrasja ka ndodhur për shkak të përplasjes mes grupeve kirminale për prishjen e pazarave të drogës.

Sipas policisë, 62-vjeçari, vellai i Talo Çelës, u qëllua për vdekje nga Nuredin Dumani, një emër I njohur për drejtësinë pasi është në kërkim për vrasjen e vëllezrëve Viktor e Besmir Haxhia në Durrës. Ai akuzohet së bashku me vëllain e viktimës, Talo Çelën, se kanë kryer ekzekutimin e dyfishtë.

Por hetuesit kanë dyshime se, mes Dumanit dhe Çelës ka patur mosmarrëveshje kohët e fundit, duke sjellë edhe ekzekutimin e Bujar Çelës mëngjesin e 17 shtatorit. Për identifikimin e Dumanit, prokuroria ka zbardhur kamerat e sigurisë, ndërsa në vendngjarje janë gjetur edhe shenja gishtrinjsh që kanë çuar hetuesit në gjurmët e 37-vejçarit.

Një tjetër pistë ku janë përqëndruar hetimet është edhe përfshirja e Erjon Alibejt i arrestuar si urdhërues i dy vrasjeve të tjera në Elbasan. Ka dyshime se Dumani është kontraktuar nga 34-vjeçari, për të kryer ekzekutimin në shenjë hakmarrje.

Tv Klan