Bujar Çela u vra nga shoku i vëllait, zbulohet emri i autorit

Bujar Çela u vra nga shoku i vëllait, zbulohet emri i autorit

15:11 09/10/2020

Pas ekzekutimit të Bujar Çelës, më 17 Shtator, qëndron 37-vjeçari Nuredin Dumani. Policia e Elbasanit, nëpërmjet një njoftimi për shtyp tha këtë të premte se autori i dyshuar është shpallur në kërkim.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Bujar Çela, vëllai i të shumëkërkuarit Talo Çela u ekzekutua me armë zjarri në një lokal në Bradashesh të Elbasanit. Tre ishin personat që morën pjesë në këtë atentat dhe Dumani dyshohet se ishte në rolin e ekzekutorit.

Nuredin Dumani dhe Talo Çela janë së bashku të shpallur në kërkim me vendim të Gjykatës së Durrësit, si të përfshirë në vrasjen e drejtpërdrejt në vrasjen e dy vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në 27 Prill 2020, si dhe dy personave të tjerë në Shkozet të Durrësit, Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdylit më 2 Mars 2020, në të njëjtin vend, tek tregu i makinave.

Mbetet ende e paqartë edhe për grupin hetimor se cila ka qenë arsyeja që ka shtyrë shokun e Talo Çelës që t’i vriste të vëllain.

Policia thotë se vijon puna intesive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale./tvklan.al

Njoftimi i policisë së Elbasanit:

Elbasan-Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 17.09.2020, ku mbeti i vrarë shtetasi B.Ç., Shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një pune intensive hetimore 20 ditore zbuluan dhe dokumentuan me prova ligjore ngjarjen e ndodhur në datën 17 Shtator 2020, ku pranë rreth-rrotullimit të Bradasheshit, Elbasan, mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi B.Ç.,
 
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin N.D., 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Durrës, për veprat penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajte pa leje”.

Në drejtimin e Prokurorisë së Rrethit, vijon puna intensive për kapjen e autorit të shpallur në kërkim, si edhe idetifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.





Të ngjashme