Apeli lë në fuqi vendimin e shkallës së parë, 33 vite heqje lirie për Elton Halipaj

Vrasja e Devi Kasmit në 29 Janar të 2018, Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Greku Ethimious Efthimiou u dënua me burgim të përjetshëm si ekzekutori i Kasmit që njihej me pseudonim “Dëfrim Qorri”.

Klan News ka sigrurar edhe videon e momentit kur ish-efektivi i forcave speciale greke, largohet pasi ka vrarë poshtë shtëpisë së tij Devi Kasmin. Ai pritet nga një furgon i bardhë disa metra larg vendit të ngjarjes dhe më pas ata largohen me shpejtësi.

SPAK ka theksuar në pretencë se Ethimious Efthimiou e kreu vrasjen, në këmbim të një shpërblimi pasi ishte i porositur nga një grup kriminal. Aurel Hoxhallari dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Kasmit.  Ish-efektivi i forcave speciale greke, fillimisht nuk e ka mohuar përfshirjen në ngjarje, duke deklaruar se kishte ardhur në Shqipëri për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të pasionuar pas gjuetisë.

Efthimious ka pasur gjithashtu ankesa edhe për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë. Po ashtu ai ka deklaruar se ndihej i rrezikuar për jetën e tij në paraburgim. Ndërsa më vonë ai nuk ka pranuar që të jepte asnjë shpjegim para gjykatës.

Ndërsa për të bashkpandehurin tjetër Elton Halipaj, gjykata vendosi  33 vite burg. Ai është personi që i siguroi grekut mjetet për të kryer vrasjen. Kasmi ishte një person me rekorde kriminale dhe daljet e tij ishin shumë të rralla, për këtë arsye ai kishte marrë edhe nofkën “fantazma”, pasi shumë pak persona ia njihnin fytyrën.

Ai ka qenë i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës në Francë dhe Spanjë.

Klan News