Blutë e kryeqytetit kanë gjetur armë dhe drogë në banesën e Devi

alias

 Dëfrim Kasmi, i cili u ekzekutua mbrëmë me armë në një atentat mafioz në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Sipas burime nga Policia e Tiranës, në banesën e Kasmit u gjet një automatik me silenciator, 2.9 kg kokainë dhe 90 gram lëndë sintetike.

Mësohet se pista ku po heton policia është ajo e hakmarrjes për shkak të aktivitetit të dyshuar kriminal të viktimës.

Mëngjesin e sotëm Policia e Tiranës u rikthye në vendngjarje për të mbledhur të tjera prova. Në foton që shikoni më poshtë, grupi hetimor po mbledh një gëzhojë që ka përfunduar në qepenin e një biznesi poshtë pallatit.

Mendohet se kanë qenë dy autorë të maskuar me skafandër dhe me motor, të cilët hapën zjarr ndaj Devis Kasmit. Sipas informacioneve, në skenën e krimit janë gjetur 10 gëzhoja të qëlluara nga armët e autorëve.

41-vjeçari që u ekzekutua me armë mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ka ndërruar emrin nga Dëfrim në Devi për shkak të konflikteve në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. /

tvklan.al