26-vjeçari pranon krimin përballë gjykatës

Gjykata e Fierit ka lënë në burg 26-vjeçarin Martin Skëndaj që ekzekutoi me armën e shërbimit 2 të rinj në poliklinikën e Patosit. Mësohet se i riu ka pranuar krimin përballë togave të zeza dhe më pas nuk ka folur.

Ngjarja e rëndë ndodhi 2 ditë më parë, ku efektivi i policisë së burgjeve, qëlloi me pistoletë Manol Rapajn, 26 vjeç dhe Elis Kapajn 22 vjeç duke i lënë të vdekur.

Dyshohet se shkak për krimin e rëndë është bërë një lidhje dashurie e motrës së autorit me 26- vjeçarin Rapaj, gjë për të cilën ata ishin konfliktuar edhe më parë.

Ditën e ngjarjes, Skëndaj u përball në poliklinikën e Patosit me dy të rinjtë duke u konfliktuar fizikisht. Pas kësaj, efektivi i burgjeve ka qëlluar me armën e shërbimit në drejtim të Rapajt duke e lënë të vdekur, ndërsa kushëriri i tij u plagos rëndë, por humbi jetën në spital.

Tv Klan