35-vjeçarja Hamide Magashi, e cila ishte edhe shtatzënë është vrarë me armë para klinikës së gjinekologjisë në Prishtinë. Dyshohet se ajo është qëlluar nga ish-bashkëshorti i saj me të cilin ishte divorcuar ndarë disa muaj më parë.

Në lidhje me krimin e rëndë, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha në lidhje direkte me edicionin e lajmeve në Tv Klan ka dhënë më shumë detaje. Gazetarja thotë se ish-bashkëshorti i saj i dyshuar për krimin e dyfishtë ka refuzuar që të ndahet vazhdimisht dhe i ka kërkuar që të kthehet të jetojë me të, gjë që është kundërshtuar nga viktima.

Gazetarja Blerta Dalloshi Berisha ka theksuar se Hamide Magashi kishte pranuar që fëmijën që do të lindte t’ia jepte të atit, ish-bashkëshortit të saj.

Pyetje: A është zbardhur dinamika e plotë e kësaj ngjarje, por edhe shkaqet e këtij krimi të rëndë?

Blerta Dalloshi Berisha: Duket se kërcënuese në këtë rast, i dyshuari që e ka vrarë Hamiden është bashkëshorti i saj, i cili ka refuzuar që të ndahet nga ajo vazhdimisht dhe ka kërkuar që ajo të kthehet në shtëpinë e tyre të vazhdojnë jetën aty ku e kanë lënë në mënyrë që të vazhdojnë që të bashkëjetojnë, por ajo gjithmonë ka refuzuar për shkak të dhunës. Ajo ka pasur udhërmbrojtje dhe pavarësisht se ajo kishte pranuar që fëmijën t’ia jepte atij, por tani vrasja ka ndodhur.

Pyetje: A ka rënë policia në gjurmët e autorit?

Blerta Dalloshi Berisha: Policia e ka gjetur automjetin me të cilin dyshohet të ketë ikur ai pas vrasjes në QKUK, megjithatë në bazë të valëve të telefonit ata kanë bastisur dhe 4 vende në komunën e Vushtrisë, por ende nuk kanë arritur që ta gjejnë dhe ta arrestojnë./tvklan.al