Tre javë nga vrasja e dyfishtë në fshatin Lalm Lukaj të Lezhës, është arrestuar bashkëpunëtori i autorit të dyshuar të vrasjes.

Ai është 35-vjeçari Agron Lushi i dënuar më parë për plagosje me armë. I arrestuari akuzohet për vrasje në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, më herët është arrestuar dhe autori i dyshuar, Aleksandër Përdoda 40 vjeç.

Më datë 27 Prill, në fshatin Lalm Lukaj u vranë rapsodi Kol Murrani dhe Preng Simoni.

Shkak për vrasjen e dyfishtë të Lezhës është një sipërfaqe toke, pikërisht në vendin ku u gjetën dy trupat e viktimave. Për pronën, kishte një konflikt të hershëm mes njërit prej viktimave, Kol Murranit dhe vrasësit të dyshuar. /tvklan.al